Arrestohet shtetasi gjerman që iu gjetën 1 milion euro në veturë në Merdarë
Shtetasi gjerman, i dyshuar për 1 milion euro të padeklaruara kur kishte hyrë në Kosovë nga Merdarja, është paraqitur dje për intervistim në Policinë e Kosovës.
Ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje meqë pasi kishte pranuar se paratë e gjetura në automjetin e tij ishin të tijat, s’kishte arritur të dëshmonte prejardhjen e tyre.
Policia në raportin e saj 24-orësh e ka cilësuar veprën penale si “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”.
Më 24 shkurt 2026, në pikën kufitare në Merdarë, autoritetet zbuluan rreth 1 milion euro të fshehura brenda një automjeti tip Mercedes Sprinter me targa të Shqipërisë që po hynte nga Serbia.
Një skaner që i ishte dhuruar Kosovës nga SHBA kishte zbuluar paratë në automjetin që po kalonte nëpër pikë kufitare.
Raporti i policisë:
Gjermani – Kosovë 24.02.2026 – NN. Më 23.10.2026 në PSRK është paraqitur për intervistim i dyshuari mashkull shtetas i Gjermanisë, për shkak se me 24.02.2026 në vendkalimin kufitar në Merdare në automjetin me targa të Shqipërisë në një hapësirë të modifikuar brenda në automjet, janë gjetur dhe sekuestruar 1.000.000 (një milion) euro. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se paratë e konfiskuara kanë qenë të tij, por nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen e parave dhe lidhjen me personat e dyshuar që kanë bërë transportin e tyre. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.



