
Arrestohet shtetasi serb, dyshohet se kontrabandoi dhjetë shtetas afganë
31 gusht 2020
| 11:49
Departamenti i Policisë Kufitare në rajonin e Ferizajt, ka arrestuar shtetas të Serbisë.
Siç ka bërë me dije Policia e Kosovës, ai ka ka kontrabanduar dhjetë shtetas afganë, të cilët janë vendosur në Qendrën e Azilit në Magurë, pas përfundimit të procedurave.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.