Arrestohet shtetasi turk, katër personave ua kishte marrë nga 6 mijë euro për dërgim në shtetet perëndimore

21 tetor 2019 | 13:12

Është arrestuar një person me nënshtetësi turke, i cili në vendkalimin kufitar tek Hani i Elezit me veturë ishte ndaluar nga policia, pasi me vete në veturë  kishte katër pasagjerë turq, shtetas të Turqisë, me qëllim të dërgimit në Maqedoninë e Veriut, e më pas në shtetet perëndimore.

Viktimat kanë deklaruar se dërgimin e tyre e kanë bërë në marrëveshje me persona të ndryshëm në Turqi, të cilët me të arritur në destinacion sipas marrëveshjes pagesat kanë qenë nga 5 mijë e 500 deri në 6 mijë euro, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin, i dyshuari pas intervistrmit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Shqipërisë dyshon se një numër shumë i…