Arrihet marrëveshja, Luis Enrique do ta vazhdojë kontratën me PSG-në

22 prill 2026 | 10:47

Siç ishte paralajmëruar prej javësh, Luis Enrique ka nënshkruar zyrtarisht zgjatjen e kontratës me Paris Saint-Germain.

Sipas gazetarit Romain Collet Gaudin, tekniku spanjoll do të qëndrojë në krye të klubit parisien deri në vitin 2030.

Që nga nisja e bisedimeve, nuk ka pasur asnjë dyshim për dëshirën e trajnerit për të vazhduar, ashtu si edhe për vendosmërinë e drejtuesve të klubit për ta mbajtur atë në stol.

 telegrafi.com

Marrëveshja tashmë është finalizuar mes palëve, duke siguruar vazhdimësinë e projektit sportiv në kryeqytetin francez.

Luis Enrique është pjesë e Paris Saint-Germain që nga viti 2023 dhe gjatë kësaj periudhe ka arritur sukses të madh, duke fituar të gjithë trofetë në Francë, si dhe Ligën e Kampionëve.

Gjatë tre viteve qëndrim në kryeqytetin francez dhe në Parc des Princes deri më tani, ai ka fituar gjithsej 10 trofe deri më tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Furnizimi me karburante në Aeroportin e Prishtinës mbetet i monopolizuar…