Arrihet marrëveshja në Frontin Evropian: Ziadin Sela në Strugë, Taravari në Gostivar, Bujar Osmani në garë për Çairin

15 korrik 2025 | 00:04

Është arritur marrëveshje brenda “Frontit Evropian” për ndarjen e kandidatëve për kryetarë komunash. Ziadin Sela do të garojë për Strugën (BDI heq dorë nga Ramiz Merko), Bujar Osmani do të kandidojë në Çair, ndërsa Arben Taravari, do të synojë Gostivarin, mëson Kurir.

Partia e Selës ka marrë gjithashtu Dibrën, ku do të garojë me kandidatin Tiron Jajaga, si dhe Haraçinën me Driton Nebiun.

BDI do të garojë në Likovë me Erkan Arifin, në Tetovë me Bajram Rexhepin, në Bogovinë me Besnik Emshiun, në Zhelinë me Emir Sulejmanin, në Bërvenicë me Arkin Jahiun, në Çashkë me Suat Shaqirin dhe në Pllasnicë me Alija Jaoskin.

Taravari dhe partia e tij kanë kandidatë për Vrapçishtin me Isen Shabanin dhe në Saraj me kandidatin Blerant Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Listat e kandidatëve për asambletë komunale po vazhdojnë të plotësohen,…