Arrihet marrëveshja për formimin e qeverisë në Itali

01 qershor 2018 | 08:52

Pas disa muajsh të pasigurisë politike, në Itali është arritur marrëveshja për formimin e qeverisë.

Mandatari për kryeministër, Giuseppe Conte, i ka prezantuar presidentit, Sergio Mattarella, listën e tij të ministrave, për herë të dytë brenda një jave, derisa qeveria e re pritet të formohet të premten.

Ministrat janë zgjedhur nga partitë populliste, Pesë Yjet dhe Liga e krahut të djathtë.

Presidenti Mattarella ka kundërshtuar më herët propozimin e Contes për emërimin e euroskeptikut, Pablo Savona në postin e ministrit të Ekonomisë.

Ky hap i presidentit kishte nxitur Conten të heqë dorë nga formimi i qeverisë.

Të enjtën më pas, të dy janë pajtuar që Giovanni Tria të jetë në krye të kësaj ministrie dhe Conte të tentojë të formojë sërish qeverinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosovës aktualisht nuk i duhen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por…