Arrihet marrëveshja për miqësoren Kosovë – Kroaci

02 tetor 2019 | 17:41

Gjatë qëndrimit në Kosovë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, gjatë tërë kohës është shoqëruar nga ish-futbollisti ynë i mirënjohur, tani ndihmëstrajner i Përfaqësues A, Muharrem Sahiti.

“Përveç se evokuan kujtimet e ligës dhe futbollit të atëhershëm, kur ata ishin yje në klubet e tyre, biseduan edhe për punën dhe rezultatet e të dyja kombëtareve në vitet e fundit, teksa u dakorduan edhe për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Data e zhvillimit të miqësore nuk është bërë e ditur, por për një gjë të tillë do të vendosin kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës dhe kryetari i Federatës së futbollit të Kroacisë.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj…