Arrihet marrëveshje 1 milionëshe për energji të pastër

08 shtator 2025 | 16:32

Një milionë euro është vlera e skemës së nënshkruar mes KIESA dhe LuxDev për skemën e granteve për energji të pastër.

Në nënshkrimin e kësaj marrëveshje kanë marrë pjesë ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtitë, Rozeta Hajdari dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se nga kjo skemë do të përfitojnë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Ndërsa ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se kjo marrëveshje vjen në kohën kur, siç ka theksuar ajo, mbi 700 biznese po operojnë në treg të lirë të energjisë.

Në anën tjetër, ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, ka thënë se kjo skemë do të mbështes bizneset private.

Vendimi i ZRrE-së për daljen e bizneseve të mëdha në tregun e lirë për energji ka hyrë në fuqi nga qershori, vendim ky i cili është kundërshtuar vazhdimisht nga bizneset dhe komuniteti i biznesit. Tregu i hapur energjetik, sipas komunitetit të biznesit dëmton ekonominë e vendit dhe rrezikon mbylljen masive të vendeve të punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas largimit të Erik ten Hag, Leverkusen është bërë me…