
Arrihet shuma e parave që nevojitej për trajtimin e vushtrriasit që u plagos teksa “luftonte” me grabitësin serb
16 prill 2025
| 22:16
Një lajm i mirë ka ardhur sot për rastin e qytetarit Fahri Ademi, i cili kohë më parë kishte mbetur i plagosur rëndë gjatë kryerjes së detyrës si punëtor sigurimi ku u ballafaqua me grabitësit.
Organizatorët e aksionit humanitar kanë bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale se shuma e nevojshme për trajtimin e tij është tashmë e plotësuar.
“Njoftojmë të gjithë qytetarët dhe ata që na dolën në ndihmë për grumbullimin e mjeteve për Fahri Ademin se shuma e kërkuar për shërimin e tij është plotësuar. Të gjithë njëzëri i dëshirojmë shërim të shpejtë. Jemi përjetë mirënjohës për kontributin tuaj,” thuhet në njoftim.
Familjarët dhe organizatorët kanë shprehur falënderim të thellë për secilin që kontribuoi në këtë kauzë humane.