
Arrijnë frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti-Covid
15 janar 2021
| 23:16
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se kanë arritur frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti-Covid, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në – 86 gradë.
“Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë. Po ashtu, kemi përgatitur strategjinë për vaksinim dhe distribuimin e saj. Në MSh dhe IKShKP janë marrë të gjitha masat dhe jemi përgatitur për vaksinim. Vaksina po vjen”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.