Arrijnë frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti-Covid

15 janar 2021 | 23:16

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se kanë arritur frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti-Covid, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në – 86 gradë.

“Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë. Po ashtu, kemi përgatitur strategjinë për vaksinim dhe distribuimin e saj.  Në MSh dhe IKShKP janë marrë të gjitha masat dhe jemi përgatitur për vaksinim. Vaksina po vjen”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, i ka mohuar…