Arrijnë në Shqipëri 20 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca”, dhuratë nga Greqia

14 qershor 2021 | 11:37

Kanë arritur në Aeroportin e Tiranës “Nënë Tereza”, 20 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca”, dhuratë e  qeverisë së Greqisë për Shqipërinë.

Vaksinat janw pritur në aeroport nga zëvendës-ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë, Sofia Philippidou.

Duke i shprehur mirënjohjen Greqisë për mbështetjen, qeveria shqiptare shprehi angazhimin për të vazhduar pa u ndalur me planin e vaksinimit për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari.

Deri tani në Shqipëri kanë arritur 956 250 doza të vaksinës anti-Covid dhe janë kryer në total 836 430 doza, prej tyre 332 173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID-19/ tvklan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jasmina Kadriu është një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen” më të…