
Arrijnë nga Kizhevaku në Kosovë eshtrat e viktimave të masakrës së Rezallës
30 shtator 2021
| 14:40
Tashmë kanë arritur në Kosovë arkivolet e viktimave të masakrës së Rezallës.
Eshtrat e tyre ishin zhvarrosur nga varrezat masive në Kizhevak të Serbisë.
Për t’i pritur arkivolet e tyre kanë dalë kryesuesi i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, Andin Hoti, Sami Lushtaku dhe kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari.
Për homazhe para arkivoleve është paraparë të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.