Arrin në 490 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri

05 shkurt 2020 | 09:05

Rreth 500 persona kanë vdekur në Kinë si pasojë e shpërthimit të koronavirusit të ri, derisa është raportuar për 24,324 raste të prekura nga ky virus deri më 4 shkurt.

Të gjitha 65 vdekjet e reja janë raportuar në provincën Hubei, duke rritur numrin e viktimave në 490.

Kjo ditë ka shënuar shifrën më të lartë të vdekjeve prej kur ka shpërthyer virusi në Vuhan të Kinës në muajin dhjetor.

Miliona kinezë janë urdhëruar që të mos largohen nga shtëpitë e tyre, derisa pjesa më e madhe e provincës Hubei, që ka 50 milionë banorë, tashmë është izoluar.

Përveç Kinës, për të prekur me koronavirusin e ri është raportuar në dhjetëra shtete tjera në botë.

Ky shpërthim ka shtyrë shumë qeveri, përfshirë atë të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, që të prezantojnë kufuizime të udhëtimit dhe pezullim të fluturimeve prej dhe nga Kina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shënohet një tjetër incident mes presidentit Donald Trump dhe demokratëve.…