Arsenal-Liverpool, superderbi i mbrëmjes
Xhiro e 21-të e Premier Leagues angleze, që nisi të martën, do të mbyllet sot dhe atë me një ndeshje derbi.
Arsenal – Liverpool, është dueli me të cilin do të përfundojë kjo xhiro, në të cilën pati rezultate tejet interesante.
Ndeshja në stadiumin “Emirates” në Londër, starton nga ora 21:00 kurse të dyja skuadrat synojnë pikët e plota në këtë përballje.
Arsenali kërkon ta shfrytëzojë barazimin e Manchester Cityt për t’u shkëputur edhe më tej në tabelë, ndërsa Liverpooli të kthehet te fitorja pas dy barazimeve rresht.
Arsenali që po kalon formë fantastike këtë sezon dhe po marshon drejt titullit të kampionit, është lider në tabelë me 48 pikë, pesë më shumë se City kurse Liverpooli renditet i katërti me 34 pikë të tubuara.
Në përballjen e parë të këtij sezoni, Liverpooli pati fituar 1:0 në shtëpi ndaj Arsenalit, ndeshje kjo që i pati takuar xhiros së tretë.



