Arsenali dëshiron ta shesë në janar, reagon Ozili

15 janar 2019 | 10:37

Pas shkrimeve të gazetave britanike se Unai Emery dëshiron ta largojë nga skuadra e Arsenalit, Mesut Ozilin, mesfushori gjermane ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ozili e ka postuar një fotografi të veten duke stërvitur në palestër, me mbishkrimin se çfarëdo që ndodh, puna vazhdon.

“Pavarësisht çfarë ndodh, puna e zellshme vazhdon”, ka shkruar Ozili, i cili është lënë jashtë skuadrës së “topçinjve” në disa ndeshje deri tani këtë sezon dhe shpesh ka qenë në stol, duke e humbur plotësisht besimin e Emery.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbahet ceremonia zyrtare e fillimit të punës së Doganës…