Arsenali eliminohet nga FA Cup

23 janar 2021 | 16:51

Arsenali assesi të dalë nga kriza në të cilën ndodhet. Tani, “Topçinjtë” është eliminuar nga Kupa FA, pasi u mposht minimalisht 1:0 nga Southampton.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Gabriel, autogol në minutën e 24-të.

Kështu, Arsenali eliminohet në fazën e 1/16 së finales nga kompeticioni që sezonin e kaluar e kishte fituar.

Southampton tani do të ndeshet me Wolves në Molineux në raundin e pestë të FA Cup.

“Topçinjtë” po kanë probleme edhe në Premierligë pasi gjenden në vendin e 10-të me 27 pikë të grumbulluara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve…