Arsenali kërkon portierin e Realit

27 dhjetor 2018 | 12:58

Arsenali po mendon të marrë një portier të ri, pasi Peter Cech është drejt largimit. Portieri çek ka përfunduar në stol dhe drejtuesit po shohin mundësinë për ta gjetur pasuesin e tij.

Mediet angleze kanë raportuar sot se “topçinjtë” kanë nisur të lëvizin dhe i kanë vënë syrin portierit të Realit të Madridit, Kelor Navas. Pas transferimit të Thibaut Courtois, “gardiani” nga Kosta Rika ka përfunduar në stol dhe tani po e mendon seriozisht largimin.

Thuhet se Arsenali është gati të depozitojë plot 12 milionë euro në arkën e kampionëve të Evropës, por nuk duket shumë bindëse oferta ekonomike, pasi reali vështirë se do ta lëshojë portierin për një shifër kaq të ulët. Mbetet për t’u parë nëse do të realizohet ky transferim, por në Angli janë të bindur se nëse nuk vjen Navasi, atëherë do të jetë Leno portieri i parë i skuadrës deri në fund të sezonit, për të mos folur më gjatë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konsiderohet një nga pikat referuese në Kombëtaren Shqiptare. 23-vjeçari nga…