Arsenali konfirmon transferimin Odegaardit
Arsenali ka konfirmuar transferimin prej 35 milionë eurosh të Martin Odegaard nga Real Madrid.
22-vjeçari bëri përshtypje pozitive në 20 paraqitjet e tij për “Gunners” nga fundi i janarit e tutje, shkruan “Daily Mail”.
Odegaard mungoi në stërvitjen e Real Madridit, dhe tani Arsenali ka konfirmuar nënshkrimin. Reprezentuesi norvegjez mund të bëjë debutimin e tij në derbin e Londrës kundër Chelseat të dielën.
Transferet e Arsenalit në këtë afat kalimtar janë Ben White, Nuno Tavares dhe Albert Sambi Lokonga.
https://twitter.com/Arsenal/status/1428612767427203076?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1428612767427203076%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Farsenali-konfirmon-transferimin-e-martin-odegaard%2F



