
Arsenali kualifikohet në çerekfinale të FA Cup
02 mars 2020
| 23:18
Arsenali triumfoi me rezultat të pastër 2-0 ndaj Portsmuthit, me pothuajse formacionin e dytë – pasi më të mirët ishin lënë në stol, disa jashtë skuadrës.
Sokratis Papastathopoulos në pjesën e parë dhe Edward Nketiah në fillim të pjesës së dytë shënuan për ‘Topçinjtë’.
Këtë kualifikim të Arsenalit e zbeh lëndimi i rëndë i Lucas Torreiras në pjesën e parë.Ai u dëmtuar në minutën e 16’, pas një ndërhyrje të ashpër nga prapa të lojtari kundërshtar. Torreira u largua me lese mes dhimbjeve, tregues i qartë se lëndimi është serioz