Arsenali pas italianit Tonali
02 shkurt 2026
| 14:45
Mediet britanike po raportojnë se Arsenali është i interesuar të nënshkruajë marrëveshje me mesfushorin italian të Newcastle, Sandro Tonali.
Ata janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një kontratë pesëvjeçare fitimprurëse, por Magpies kërkojnë mbi 100 milionë euro për të dhe nuk janë të gatshëm ta shesin, e sidomos jo gjatë afatit dimëror, pasi Newcastle ka ende objektiva sezonale.
Tonali ka pesë asiste në 35 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
Ai është nën kontratë me Newcastle deri në vitin 2028, dhe Transfermarkt e vlerëson atë në 75 milionë euro.



