Arsenali refuzon shkëmbimin e Salibas me Rodrygon

18 gusht 2025 | 11:15

Real Madrid ka dështuar në përpjekjen për të transferuar William Saliban nga Arsenali, pasi londinezët kanë refuzuar një ofertë shkëmbimi me brazilianin Rodrygo Goes.

“Los Blancos” e kanë pasur mbrojtësin francez në listë prej kohësh, por Arsenali po punon për ta mbajtur atë me kontratë afatgjatë, e cila skadon në vitin 2027.

Për Saliban, “Topçinjtë” pritet të kërkojnë rreth 80 milionë euro, ndërsa Real Madrid mbetet i hapur të presë edhe për një transferim të lirë në të ardhmen. Ndërkohë, e ardhmja e Rodrygos është ende e paqartë, me Manchester City që mund të bëjë një ofertë për të para mbylljes së merkatos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar …