
Arsenali rinovon kontratat me katër futbollistë
25 qershor 2020
| 12:37
Skuadra e Arsenalit ka rinovuar kontratat me katër futbollistë. Mbrojtësi David Luiz do të qëndrojë te skuadra e Mikel Artetas edhe në sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë klubi londinez ka blerë përfundimisht kartonët e dy futbollistëve që kishte në huazim, mbrojtësit Cedric Soares nga Southamptoni dhe Pablo Mari nga Flamengo, të cilët do të firmosin kontrata afatgjata.
Një tjetër lajm i mirë është se Arsenali ka arritur marrëveshjes me Realin e Madridit për zgjatjen e huazimit të Dani Ceballos deri në fund të këtij sezoni.