Arsenali ruan kryesimin në Premier League
04 dhjetor 2025
| 00:00
Arsenali ka shënuar fitore si vendas me rezultat 2-0 ndaj Brentfordit në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit anglez Premier Leauge. Golat e fitores i shënuan Mikel Merino në minutën e 11-të dhe Bukayo Saka në minutën e 91-të.
Arsenali vazhdon ta kryesojë tabelën në Premier League me 33 pikë, pesë më shumë se Manchester City që është i dyti.
Në tri ndeshjet tjera të Premier League, Brighton si vendas humb nga Aston Villa me rezultat 3-4, ekipi tjetër vendas Burnley humb nga Crystal Palace si mysafir, me rezultatin 0-1, si dhe Wolverhampton si vendas humb me të njëjtin rezultat 0-1 nga Nottingham Forest.



