Arsenali synon ndryshime gjatë janarit

18 nëntor 2025 | 10:51

Arsenali është duke shqyrtuar mundësinë e shitjes së dy lojtarëve të skuadrës së parë, Gabriel Martinelli dhe Ben White, ndërsa drejtuesit po kërkojnë të balancojnë ekipin dhe financat para afatit kalimtar të janarit.

“Daily Mail” raporton se “Martinelli mund të shitet nëse vjen një ofertë e madhe”, sidomos nga Arabia Saudite, ku sulmuesi ka pasur interesim edhe më herët.

24-vjeçari ka humbur terren në hierarki pas ardhjes së Noni Madueke dhe formës së shkëlqyer të Leandro Trossard. Me shpenzimet e mëdha të verës, Arsenali po e sheh këtë situatë si mundësi për të rikuperuar fonde nga ndonjë lojtar i rëndësishëm.

Edhe e ardhmja e Ben White po monitorohet. Mbrojtësi, ndonëse vlerësohet shumë brenda klubit, ka startuar vetëm një ndeshje të Ligës Premier këtë sezon për shkak të konkurrencës së madhe në mbrojtje.

Raporti shton se “Arsenali do të dëgjojë oferta”, por pritshmëria është që White të qëndrojë, ndërsa bisedimet për të ardhmen e tij pritet të zhvillohen verën e ardhshme. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2028.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata e Vinicius Junior te Real Madridi po gjeneron sërish…