
Arshavin elozhe për Dakun: Një nga sulmuesit kryesorë në kampionatin rus
22 gusht 2025
| 14:13
Legjenda e futbollit rus, Andrey Arshavin, ka lavdëruar paraqitjet mbresëlënëse të Mirlind Dakut në Premier Ligën ruse, duke e cilësuar atë si një lojtar kyç për suksesin e Rubin Kazanit.
Në një prononcim për “Match TV”, ish-ylli i Arsenalit u shpreh: “Rubin Kazan është një ekip i guximshëm dhe varet shumë nga Daku. Ai tani mund të quhet një nga sulmuesit kryesorë të kampionatit rus”.
Forma e shkëlqyer e sulmuesit të Kosovës këtë sezon ka qenë vendimtare për ecurinë e Rubin Kazanit. Me 5 gola në 7 ndeshje, Daku ka ndihmuar skuadrën të ngjitet në vendin e katërt të tabelës me 10 pikë.
Performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re. Së fundmi, ai është përfolur si një nga objektivat e Fiorentinës, që po monitoron me interes rritjen e tij.