Arsim Bajrami heq dorë nga strukturat partiake të PDK-së

16 qershor 2019 | 16:48

Arsim Bajrami ka bërë me dije se më nuk do të jetë pjesë e angazhimit politik në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në çfarëdo pozite në këtë subjekt politik.

Ai përmes një njoftimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se do të vazhdojë të mbetet një anëtar i thjeshtë dhe votues i PDK-së.

“Konsideroj që tani pas, gati dy dekada, është e rrugës të ofroj edhe një kontribut modest me shembullin personal, që angazhimi aktiv partiak e politik, duhet ta ketë një fillim dhe fund të arsyeshëm dhe të dinjitetshëm, duke ofruar hapësirën e nevojshme për gjeneratat më të reja, ndërsa do të vazhdoj të mbetem një anëtar i thjeshtë dhe votues i PDK-së, dhe të ofrohem gjithnjë, me të gjitha kapacitetet, si zë i arsyes dhe këshillës e kritikës dashamirëse, të cilat jam përpjekur e angazhuar t’i promovoj, tash e gati dy dekada me radhë, në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Arsim Bajrami.

Postimi i plotë i Arsim Bajramit:

Sot po zhvillohet Konventa IX Zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës dhe siç e kam njoftuar para disa ditësh, me një letër infomuese, kryetarin z. Veseli, dëshiroj që edhe përmes këtij rrjeti social, t’i njoftoj me falënderim dhe mirënjohje anëtarët, simpatizantët, votuesit dhe strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, për vendimin tim për të heq dorë nga çfarëdo propozimi apo nominimi për t’u zgjedhur në strukturat partiake.

E vlerësoj lart me mirënjohje, mbështetjen dhe besimin e anëtarëve, simpatizantëve e votuesve të devotshëm dhe strukturave e lidershipit të Partisë Demokratike të Kosovës, për mbështetjen dhe besimin e parezervë, për gati 20 vjet, që si njëri ndër themeluesit e Partisë, më kanë besuar dhe zgjedhur në funksionet më të larta partiake, politike e institucionale.

Konsideroj që tani pas, gati dy dekada, është e rrugës të ofroj edhe një kontribut modest me shembullin personal, që angazhimi aktiv partiak e politik, duhet ta ketë një fillim dhe fund të arsyeshëm dhe të dinjitetshëm, duke ofruar hapësirën e nevojshme për gjeneratat më të reja, ndërsa do të vazhdoj të mbetem një anëtar i thjeshtë dhe votues i PDK-së, dhe të ofrohem gjithnjë, me të gjitha kapacitetet, si zë i arsyes dhe këshillës e kritikës dashamirëse, të cilat jam përpjekur e angazhuar t’i promovoj, tash e gati dy dekada me radhë, në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës.

Duke qenë krenar për bashkëpunimin që kemi pasur, uroj që Partia Demokratike e Kosovës, të zhvillojë një proces zgjedhor kredibil, legjitim dhe në frymën demokratike.

Ju faleminderit për përkrahjen tuaj!

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Grykën e Karadakut, në shkollën “Bajram Curri në Shurdhan…