Arsim Bajrami uron LV-në për fitoren, jep disa këshilla për PDK-në

15 shkurt 2021 | 14:08

Profesori dhe njeri nga themeluesit e PDK-së, Arsim Bajrami, ka vlerësuar se populli i Kosovës edhe njëherë ka konfirmuar pjekurinë politike dhe kulturën shtetformuese, duke mbajtur zgjedhje me standarde më të larta demokratike në rajon.

Me këtë rast, Bajrami ka uruar Vetëvendosjen për fitoren e zgjedhjeve.

“Urime Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren plebishitare. Ajo fitoren historike duhet ta kuptojë si besim dhe përgjegjësi për të qeverisur me logjiken shtetformuese”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më tutje, Bajrami ka përgëzuar PDK-në për qëndrimin dinjitoz dhe pranimin e rezultatit zgjedhor.

“Si një nga themeluesit e saj, këshillojë kolegët që të përfundojnë tranzicionin e gjeneratave dhe të ndërtojnë një lidërship të ri mbi bazën e zgjedhjeve demokratike brenda partiake. PDK-ja duhet të lirohet nga servilet, profiterët dhe të padijshmit. Me kohë kisha këshilluar miqtë e mi në PDK që si parti shtetformuese të heq dorë nga logjika e rrëzimit të qeverive, sidomos në kushte pandemie dhe të dëshmohet si parti shtetmbrojtëse e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i plotë i Bajramit:

Populli i Kosovës edhe njëherë konfirmojë pjekurinë politike dhe kulturën shtetformuese, duke mbajtur zgjedhje me standarde me te larta demokratike ne rajon.

Urime Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren plebishitare. Ajo fitoren historike duhet ta kuptojë si besim dhe përgjegjësi për të qeverisur me logjiken shtetformuese. Në Kosovë duhet të kuptohet se pushteti fitohet vetëm me zgjedhje dhe jo me komplote paszgjedhore. Më shumë se një fitore, kjo ka qene një votë ndëshkuese për gabimet që kanë bërë partitë tjera në 5 vitet e fundit. Rrëzimi i qeverise Kurti në kohë pandemie ka qenë një gabim fatal për partitë humbëse.

LV-ja duhet të transformoj mentalitetin e saj ideologjik dhe opozitar me një vizion të ri euro-amerikan që duhet ta përfundojë procesin e shtetendërtimit dhe tranzicionit demokratik.

Përgëzojë miqtë në PDK për qëndrimin dinjitoz në pranimin e humbjes dhe vendimin për të qëndruar në opozitë.

Si një nga themeluesit e saj, këshillojë kolegët që të përfundojnë tranzicionin e gjeneratave dhe të ndërtojnë një lidërship të ri mbi bazën e zgjedhjeve demokratike brenda partiake. PDK-ja duhet të lirohet nga servilet, profiterët dhe të padijshmit. Me kohë kisha këshilluar miqtë e mi në PDK që si parti shtetformuese të heq dorë nga logjika e rrëzimit të qeverive, sidomos në kushte pandemie dhe të dëshmohet si parti shtetmbrojtëse e Republikës së Kosovës.

Tani fituesi dhe humbësit duhet ta lënë anash euforinë elektorale, të formojnë sa më shpejtë institucionet shtetërore dhe të arrinë unitetin e nevojshëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e interesave vitale të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë turke e ka dënuar aktivisten e të drejtave…