Arsyeja e mbetjes së forcës gravitacionale jashtë modelit standard të fizikës së grimcave (2)

27 prill 2021 | 11:37

CERN dhe FERMILAB kërkojnë forcën e pestë fundamentale të fizikës, që tashmë është zbuluar nga fizikani Naim Krasniqi (2)

Nga: Naim Krasniqi, fizikan

Nëse orientohemi nga makrobota shihet se universi përbëhet nga materia brenda të cilës hyjnë të gjithë trupat nga më të vegjlit e deri te galaksitë dhe mikrouniversi, duke përfshirë ata të gjendjes së ngurtë, të lëngët dhe të gaztë, si dhe rreth 95 për qind të një zbrazëtire brenda të cilës gjenden këta trupa qiellorë.

Zbrazëtira që ndodhet brenda këtyre trupave qiellorë, që sot njihet si energjia e zezë konsiderohet si forca e pestë fundamentale e fizikës, që është një forcë repulsive që i kundërvihet forcës tërheqëse në mes trupave qiellorë duke përfshirë edhe galaksitë me ç’rast parandalohet goditja e tyre dhe ruhet stabiliteti i rrotullimit të trupave qiellorë në mbarë hapësirën e universit.

Kjo është arsyeja pse modeli standard i fizikës së grimcave ende nuk është kompletuar, edhe përkundër përpjekjeve të pandalura të komunitetit shkencor për zbulimin e kësaj grimce nga e cila formohet kjo forcë repulsive apo forca e pestë fundamentale e fizikës që i kundërvihet forcës tërheqëse në mes trupave qiellorë.

Sa për ta kuptuar më thjeshtë, forca e pestë fundamentale është një forcë repulsive që vepron sikur në mikrobotë ashtu edhe në makrobotë.

Tani le të kthehemi te raportet e publikuara nga dy qendrat e lartcekura: 1) CERN – The Europian Organization for Nuclear Research. 2) Fermilab – Fermi National Accelerator laboratory.

Raporti i parë nga CERN-i, i datës 23 mars 2021

Së pari fillojmë me botimin e parë nga CERN-i lidhur me publikimin e informacionit se: një eksperiment që është zhvilluar në Qendrën Evropiane të Kërkimeve Bërthamore (CERN) The Europian Organization for Nuclear Research theksohet se po lëkund modelin standard të fizikës së grimcave me zbulimin e një grimce të re apo një interaksioni të ri. Më tej theksohet se eksperimenti LHCb studion një lloj grimce të quajtur meson B, që përbehet nga një antikuark bottom/në fund si dhe një kuark qoftë up/lart (B+), down/poshtë (B0), strange/ të çuditshëm apo charm/ sharmant.

Në (LHC) që është përplasësi i madh i hadroneve në botë, këto grimca dezintegrohen në tri lloje të grimcave duke përfshi edhe elektrone dhe muone. Sipas modelit standard të fizikës së grimcave dezistegrimi i mesoneve B duhet të bëhet me probabilitet të njëjtë. Por sipas eksperimentit në përshpejtuesin (LHC) kemi një dezintegrim më të madhe të elektroneve se sa të muoneve çka nuk përputhet me modelin standard të fizikës së grimcave.

Një dezintegrim me probabilitet jo të barabartë arrihet vetëm atëherë nëse këtu integrohet një grimcë e re ende e pa parë, apo një interaksion i ri që luan rol të rëndësishëm në mos dezistegrimin e barabartë të muoneve që bien në kundërshtim me modelin standard të fizikës së grimcave.

Rezultati përfundimtar shkencor nga CERN-i

Ne nuk hyjmë në analiza shkencore se si është kryer eksperimenti nga kjo qendër hulumtuese, sepse ato mund të jenë pjesërisht të publikuara por me rëndësi është se sipas shkencëtarëve të CERN-it nëse vërtetohen këto të dhëna mbi një dezintegrim jo të barabartë në mes elektroneve dhe muoneve po del se kemi të bëjmë me një grimcë të re apo një interaksion të ri fundamental që ndikon në këtë ndryshim të dezintegrimeve. Kjo bie në kundërshtim me modelin standard të fizikës së grimcave. Prandaj me rëndësi është se këtu kemi të bëjmë me zbulimin e një grimcë të re apo një interaksioni të ri fundamental që nuk e njeh fizika e tanishme por që luan rol në një dezintegrim më të vogël të muoneve.

Raporti i dytë nga Fermilab, i datës 7 prill 2021

Botimi i dytë ka të bëjë me publikimin nga Fermilab – Fermi National Accelerator Laboratory të ShBA-ve. Është një laborator nacional për kërkime të fizikës së grimcave me energji të lartë në të cilin punojnë rreth 200 shkencëtarë nga të katër anët e botës. Kështu që me datën 07/04/2021 erdhën lajme të reja nga ky laborator me titullin “First results from Fermilabs Muon g-2 experiment strenthen evidence of new physics”, që në gjuhen shqipe ka kuptimin “Rezultatet e para nga eksperimenti Fermilab mbi muonin g-2 forcojnë provat e një fizike të re”.

Sipas raportit të fizikanëve të këtij laboratori shkencor thuhet se matjet eksperimentale të vetive magnetike të muoneve ndryshojnë nga të dhënat teorike të bazuara në modelin standard të fizikës së grimcave. Kështu sipas fizikanëve nëse vërtetohen këto rezultate eksperimentale nga institucione të tjera jep për të kuptuar se mospërputhja e rezultateve eksperimentale të vetitë magnetike të muoneve, me të dhënat teorike të bazuara në modelin standard të fizikës së grimcave, ndodhë për shkak të paraqitjes së një grimce të re apo një force të re fundamentale që vepron në muone. Sipas këtij laboratori muonet që kanë ngjashmëri me elektronet dhe që kanë një masë rreth 200 here më të madhe se elektronet sillen sikur grimca që në brendësi kanë një minigrimcë magnetike. Në këtë mënyrë muoni ka një moment magnetik anomal që i bie sikur në anomali.

Rezultati përfundimtar shkencor nga Fermilab

Ngjashëm sikur në rastin e mëparshëm te CERN-it ashtu edhe këtu të raporti i Fermilab nuk hyjmë në detaje se si është kryer eksperimenti por me rëndësi është se sipas shkencëtarëve të laboratorit Fermilab nëse kjo vërtetohet nga institucione të tjera shkencore, se vetitë magnetike të muonëve ndryshojnë nga të dhënat teorike të bazuar në modelin standard të fizikës së grimcave, del se kjo ndodhë për shkak të paraqitjes së një grimce të re apo një interaksion i ri fundamental që vepron te muonet. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se marrëveshja për…