Arsyetohen nga zyra e kryeministrit, thonë se Kurti nuk kërkoi takim me Grenellin në Mynih

15 shkurt 2020 | 22:07

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në Gjermani pati disa takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë botërorë.

Mirëpo, Kurti nuk u takua të dërguarin e Trumpit, Richard Grenell, me ndërmjetësimin e të cilit u nënshkruan dy marrëveshje me Serbinë, shkruan lajmi.net.

Në media u raportua se Grenell nuk është takuar me Kurtin si shkas i qëndrimeve të këtij të fundit për heqjen e taksës dhe vendosjen e reciprocitetit, teksa për këtë të dytën nuk e ka përkrahjen e SHBA-ve.

Arianit Beqiri nga zyra e Kryeministrit përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kurti nuk është takuar me Grenellin,  për shkak se me të është dakuar dy herë më herët.

Ai ka thënë se Kurti ka takuar Philip Reekerin dhe senatorin Ron Johnson.

“Kryeministri Kurti sot ka takuar Philip Reeker nga Departamenti i Shtetit dhe senatorin Ron Johnson. Ai nuk ka kërkuar takim me ambasadorin Grenell me të cilin është takuar dy herë më herët”, ka shkruar ai./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbenit Xhemajli e ka gjetur…