Arsyetohet Vetëvendosja: Prova e protestës nuk është presion ndaj Gjykatës Kushtetuese

28 maj 2020 | 17:42

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se prova e protestës gjatë ditës së sotme nuk është presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Manxhuka ka theksuar se kjo perfomancë erdhi pas kërkesave të shumta të qytetarëve. “Ne tashmë e kemi theksuar disa herë se Gjykata Kushtetuese të vetmen referencë e ka Kushtetutën e vendit. Po ashtu, në anën tjetër ne kemi deklaruar se kjo nuk është protestë, por është një provë për protestë e cila ka ardhur nga kërkesat e shumta e qytetarëve të Kosovës, mirëpo duke i pasur parasysh rrethanat, ne kemi dashur të improvizojmë duke ruajtur distancën. Kjo nuk ka të bëjë me presion ndaj gjykatës”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se nuk rrezikohen qytetarët sepse janë të pajisur me masat mbrojtëse, raporton EO.

Mes të tjerash, ai ka thënë se pjesëmarrësit në këtë protestë janë nga të gjitha qytetet dhe transporti është bërë në mënyrë të ndryshme. Protestuesit po brohorasin “duam zgjedhje” si dhe “zgjedhje po, hajna jo”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët këto çaste janë duke…