Art Gjuli zë vendin e parë në garat ndërkombëtare në matematikë

28 maj 2018 | 22:17

Nxënësi i shkollës fillore “Edmond Hoxha”, Art Gjuli, ka zënë vendim e parë në garat ndërkombëtare në matematikë.

Nxënësi  i shkollës fillore “Edmond Hoxha” në Junik, Art Gjuli ka marrë pjesë në garat ndërkombëtare të matematikës Knagaroo 2018, të cilat janë mbajtur në Republikën e Kosovës.

Art Gjuli i cili ka konkurruar në kategorinë 4 (klasa VII dhe VIII) në këto gara ka arritur vendin e parë me gjithsej 81 pikë të grumbulluara apo në përqindje 67.50%.

“Komuna e Junikut është krenar me Artin dhe nxënësit tjerë duke ju dëshiruar suksese tjera në vazhdim duke na bërë krenar me suksesin e tyre”, është thënë në njoftimin e Komunës së Junikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prej opinionistëve më të njohur britanikë, James Pettifer, i…