Art Smakaj transferohet në Austri te LASK-u

18 korrik 2025 | 13:25

Klubi austriak, LASK nga Linzi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e reprezentuesit të Kosovës, Art Smakaj nga Lokomotiva Zagrebi. Smakaj ka bërë një hap tutje në karrierën e tij duke kompletuar transferimin nga futbolli kroat tek ai austriak. Është vet faqja zyrtare e klubit LASK, e cila ka konfirmuar transferimin e Smakajt, i cili thuhet se i ka kushtuar 700 mijë euro.

“Reprezentuesi i Kosovës, Art Smakaj do të luajë për LASK-un në të ardhmen. Mesfushori 22-vjeçar po transferohet nga klubi i divizionit të parë kroat Lokomotiva Zagreb te Linz dhe ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2028”, thuhet në njoftimin e LASK-ut.

Ndryshe, Smakaj ishte një lojtar i padiskutueshëm titullar në Zagreb sezonin e kaluar, duke luajtur 32 nga 36 ndeshjet në Superligën e Kroacisë, duke luajtur titullar çdo herë. 22-vjeçari, i cili mund të luajë si në mesfushë mbrojtëse ashtu edhe në qendër të mbrojtjes, shënoi dy gola dhe dha pesë asistime. Te LASK-u, Smakaj do ta takojë bashkëlojtarin nga Kombëtarja e Kosovës, Valon Berishën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë arrestuar…