Arta Elezaj lë me “gojë hapur” italianët

28 korrik 2023 | 14:12

Arta Elezaj prej ditësh ka nisur pushimet në një tjetër destinacion përrallor.

Bukuroshja nga Klina ka zgjedhur Caprin në Itali, për të shijuar disa ditë pushimesh, ndërsa nuk i ka lënë anash postimet e shumta.

Krahas pamjeve të vendit ku po qëndron, Arta ka ngacmuar ndjekësit e saj edhe me imazhe dhe video provokuese.

As këtë herë nuk ishte ndryshe, pasi modelja solli të tjera postime ku në fokus ishin linjat e saj joshëse të trupit.

Arta ka pozuar para pasqyrës e veshur në bikini me ngjyrë të verdhë, ndërsa format e saj të tonifikuara nuk e lënë askënd indiferent.

Ajo dukej në super formë, teksa bënte poza atraktive, të cilat i ndau me mbi 244 mijë ndjekësit e saj në Instagram.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu një ditë…