Arta Nallbani e Edonjeta Berisha vizitojnë plantacionin e boronicave “Boost Berries” në Pejë

27 shtator 2025 | 09:05

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Arta Vokshi Nallbani, së bashku me kandidaten për asamblenë komunale, Edonjeta Berisha me numri 7, kanë vizituar plantacionin e boronicave “Boost Berries” në fshatin Vitomericë.

Sipas Nallbanit, plantacioni prej 25 hektarësh është dëshmi e potencialit që ka bujqësia në këtë komunë. Ajo ka theksuar se vizioni i saj dhe i PDK-së është krijimi i kushteve më të mira për zhvillimin e agrobizneseve që, përveç prodhimit, e promovojnë Pejën edhe jashtë kufijve të Kosovës.

Në këtë vizitë, është përmendur edhe mungesa e agronomëve si një prej sfidave të sektorit bujqësor në komunë.

Nallbani ka thënë se në programin e saj përfshihet mbështetja e fermerëve dhe bizneseve bujqësore përmes subvencioneve, stimulimit për angazhimin e agronomëve dhe forcimit të lidhjes mes universitetit, ekspertëve dhe sektorit privat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit kësaj radhe do të…