Arta Nallbani me numër 102 garon për deputete në listën e PDK-së

18 dhjetor 2024 | 21:40

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar listën e 110 kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Kjo listë, e cila nga PDK-ja është quajtur listë e ekipit fitues, përfshinë personalitete të rëndësishme që në kohë të ndryshme kanë dhënë kontribut për vendin.

Në mesin e këtyre personaliteteve është edhe Arta Nallbani, e cila në këto zgjedhje mban numrin e 102 në listën e PDK-së.

Arta Nallbani aktualisht është drejtoresh e Urbanizmit dhe Mbrojtjes e Mjedisit në Komunën e Pejës dhe kontributi i saj në këtë fushë është vlerësuar.

“Ky është një hap drejt misionit, qëllimit dhe angazhimit tim për interesat e qytetarëve. Kosova mundet ma mirë. Përulësisht kërkoj mbështetjen tuaj drejt rrugëtimit tim politik dhe vizionit tonë të përbashkët që ta bëjmë Kosovën ma mirë”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

May be an image of 1 person and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtu një fjalim emocional…