Arta Nallbani premton Pejën moderne, edukative dhe me ekonomi të fortë

03 tetor 2025 | 21:35

Në debatin e sontëm të Pressing në T7, kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Arta Nallbani, ka prezantuar pikat kryesore të programit të saj për komunën. Ajo theksoi se prioritetet përfshijnë investime në arsim, ekonomi, shëndet dhe infrastrukturë moderne.

Kjo e fundit ka treguar shtyllat kryesore të planprogramit të saj për këtë komunë, duke përmendur investime në arsim dhe ekonomi.

‘‘Jemi munduar me përplu një program sa me i drejtë, më i barabartë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë. Shtyllat kryesore janë: Peja e gjallë, Peja në lëvizje, me infrastrukturë modernë, të qasshme dhe dinjitoze për të gjithë banorët. Shtylla e dytë është; Peja që edukon, me investime në arsimim, në çerdhe, për fëmijët për të rinjtë, për të moshuarit. Peja e shëndetit dhe pastërtisë. Peja e zhvilluar me një ekonomi të fortë lokale dhe me mirëqenie sociale. Peja dixhitale’’, ka thënë ajo mes tjerash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka…