Artan Abrashi i VV-së: Në Prizren do të ketë balotazh

30 shtator 2025 | 00:26

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se balotazh do të ketë në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.

Por, në fund thotë se VV me të do ta mposht PDK-në me kandidatin Shaqir Totaj.

“Prizren ka balotazh, çdo herë do të ketë për shkak të minoriteteve, Prizreni është shumë specifik dhe besoj që kësaj radhe unë do të jem i sukseshshëm përballë Shaqir Totajt”.

“Të qenurit në pushtet i jep një avantazh me qenë në balotazh, andaj nuk besoj që do të ketë ndonjë befasi sa i përket raundit të parë, beteja klasike do të jetë Vetëvendosja e PDK, e në fund VV fiton në krye me mu”, ka thënë Abrashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nisma Socialdemokrte, Fatmir Limaj ka vizituar Shtimjen ku…