Artan Behrami: Do të jem ushtar i krejt veteranëve në Kuvendin e Kosovës dhe i betejës në Hagë!
                13 janar 2025
                |  10:23
            
        Kandidati për deputet me numër 75 i PDK-së, Artan Behrami, së bashku me Nasim Haradinajn dhe Ragip Xhakën, takuan veteranët e luftës së UÇK-së në Dragash.
“Mbrëmë, bashkë me Nasim Haradinajn dhe Ragip Xhakën, takuam veteranët e Luftës në Dragash! UÇK-ja është më e rrezikuar sot sesa që ka qenë në luftë! Unë do të jem ushtar i krejt veteranëve në Kuvendin e Kosovës dhe i betejës në Hagë”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.
 
 
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        