Artan Nimani: Kralani ishte, është dhe do të mbetet gjithmonë simbol i së drejtës, sakrificës dhe progresit kombëtar

06 shkurt 2025 | 00:10

Artan Nimani kandidat për deputet nga radhët e koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka njoftuar për takimin e radhës në kuadër të fushatës zgjedhore.

Nimani sonte ka qëndruar në fshatin Kralan të Gjakovës, fshat ky për të cilin, ai tha se ka treguar madhështin e tij, duke dëshmuar mbështetjen e palëkundër për vlerat kombëtare dhe vizionin për një Kosovë më të fortë.

“A ka mënyrë më të mirë për ta mbyllur ditën sesa me një takim kaq të ngrohtë me banorët e Kralanit të Gjakovës! Ky moment i jashtëzakonshëm ishte dëshmi e përkushtimit dhe besimit të ndërsjellë që na lidh me njëri-tjetrin.Kralani edhe një herë tregoi madhështinë e tij, duke dëshmuar mbështetjen e palëkundur për vlerat kombëtare dhe vizionin për një Kosovë më të fortë”, ka shkruar Nimani.

Njoftimi i plotë:

A ka mënyrë më të mirë për ta mbyllur ditën sesa me një takim kaq të ngrohtë me banorët e Kralanit të Gjakovës! Ky moment i jashtëzakonshëm ishte dëshmi e përkushtimit dhe besimit të ndërsjellë që na lidh me njëri-tjetrin.

Kralani edhe një herë tregoi madhështinë e tij, duke dëshmuar mbështetjen e palëkundur për vlerat kombëtare dhe vizionin për një Kosovë më të fortë.

Pritja e jashtëzakonshme për fitoren e Koalicionit Për Kosovën Fitues #137 konfirmoi se ky vend mbetet bastion i pathyeshëm i qëndresës dhe përparimit.

Si kandidat me numrin 25 në listën fituese, ndiej një përgjegjësi të madhe për të qenë zëri i qytetarëve në Parlament.

Besnikëria ndaj Kryeministrit Haradinaj dhe vizionit të tij na obligon të punojmë me përkushtim për ta çuar Kosovën përpara.

Kralani ishte, është dhe do të mbetet gjithmonë simbol i së drejtës, sakrificës dhe progresit kombëtar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Petrit Hajdari,…