Arteta: Gjysmëfinale historike, nuk ishte e lehtë të luanim në ‘Bernabeu’

17 prill 2025 | 13:13

Pas fitores 2-1 ndaj Real Madridit dhe arritjes në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se janë të lumtur me suksesin e arritur. Strategu spanjoll e ka pranuar se nuk ishte lehtë të luanin në Madrid.

“Jemi shumë të lumtur, kjo është gjysmëfinalja e tretë në historinë e klubit tonë. Për mënyrën si erdhi, është një arritje shumë e rëndësishme. Nuk ishte e lehtë të luanim në Madrid, por ia dolëm edhe në aspektin mendor dhe emocional. Pas 16 vitesh, kualifikimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve është një sukses i madh”, ka thënë Arteta, i cili foli edhe për kundërshtarin e radhës, PSG-në. “PSG-ja është në formën më të mirë në Evropë për momentin, por ne jemi shumë të lumtur që do të luajmë kundër tyre”, ka deklaruar Arteta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë me dije se…