Arteta i kundërpërgjigjet Wengerit: Njëjtë kemi luajtur edhe vjet, është emocionuese

17 shtator 2023 | 15:23

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se rikthimi në Ligën e Kampionëve nuk është shqetësuese por thjesht emocionuese pavarësisht deklaratave të Arsene Wengerit.

Tekniku francez ka deklaruar ditë më parë se “Topçinjtë” do të humbasin shumë pikë në Premierligë shkaku i pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve, kompeticion që s’kishin luajtur që nga marsi i vitit 2017.

Sidoqoftë, Arteta ka deklaruar se lojtarët janë të emocionuar për këtë kompeticion dhe kjo nuk do t’iu nxjerrë probleme.

“Është e njëjtë sikurse vitin e kaluar. Ne luajtëm çdo tre ditë, por ishte në Ligën e Evropës, prandaj vetëm kompeticioni është ndryshe”.

“Sigurisht, kërkesat dhe pritjet e kompeticionit janë ndryshe sidomos pasi kemi qenë jashtë që shtatë vite. Por është emocionuese”.

“Këtu duhet të jemi. Kur shikon ndeshjet që do t’i luajmë, mendoj se të gjithë mezi po presin”, ka thënë Arteta.

Sa i përket përballjes me Evertonin, PSV-në dhe Tottenhamin brenda një jave, Arteta ka thënë: “Jam vërtetë i emocionuar dhe sigurisht Everton është i vetmi në mendjen time fillimisht. Rekordi ynë flet vetë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se…