Arteta: Jam shumë krenar për lojtarët

08 maj 2025 | 12:43

Arsenali i shkoi shumë pranë finales, por në fund ekipi i Mikel Artetas u dorëzuar përballë PSG-së, një përfundim i hidhur, por që nuk i heq aspak krenarinë teknikun spanjoll për këtë rrugëtim fantastik në Ligës së Kampionëve.

“Pikësëpari, më duhet t’i bëj komplimente PSG-së për arritjen e finales. Lojtari më i mirë i Parisit në këto dy sfida ishte Donnarumma, bëri diferencën në këtë takim. Mendoj se ishim shumë pranë, shumë më pranë se sa e tregon rezultati. Jam shumë krenar për lojtarët dhe për atë që bënë në këtë takim. Të shoh ekipin tim duke luajtur në këtë formë kundër një prej ekipeve më të mira në Evropë me mbush me krenari. Mbase askush nuk e mendonte që do të vinim deri këtu, por ne i shkuam shumë pranë”, ka thënë Arteta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në…