Arteta: Këtë sezon do të fitojmë një trofe

07 gusht 2025 | 13:00

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shprehur me bindje se ky mund të jetë sezoni i rikthimit të “Topçinjve” drejt lavdisë. “E dimë mirë cilat janë objektivat dhe çfarë duam të arrijmë këtë sezon. Besojmë fort në aftësinë tonë për t’i realizuar”.

Pas tri sezonesh radhazi të përfunduara në vendin e dytë në Premier Ligë dhe pa fituar ndonjë trofe madhor, pritshmëritë janë më të larta se kurrë në “Emirates Stadium”. Arteta pranoi se kanë qenë shumë pranë suksesit vitet e fundit, por theksoi se këtë herë gjithçka do të varet nga përkushtimi dhe performanca e grupit: “Kemi qenë afër, shumë afër… por këtë herë do të jetë skuadra që do të vendosë nëse do të arrijmë apo jo”, ka shtuar Arteta. Arsenali ka bërë lëvizje të rëndësishme në merkato për të rritur cilësinë e skuadrës, duke investuar afro 200 milionë paundë (rreth 230 milionë euro). Sulmuesi Viktor Gyokeres, mesfushorët Martin Zubimendi dhe Christian Norgaard, mbrojtësi Cristhian Mosquera, anësori Noni Madueke dhe portieri Kepa Arrizabalaga janë përforcimet e reja që pritet të bëjnë diferencën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Xhevdet Smakiqi, avokat Inicimin e Raportit te Dick Martyt…