Artistë të jashtëzakonshëm hapin edicionin e 5-të të RLIOF, në nder të ikonës Nexhmije Pagarusha

20 korrik 2025 | 13:00

Janë bërë publik emrat e artistëve të cilët do të inaugurojnë edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Rame Lahaj”, në mbrëmjen dedikuar ikonës së përjetshme të muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Siç bëhet e ditur në njoftimin zyrtar, A R B Ë R E SH Ë është një artiste e shumëanshme shqiptare, e rritur në Zvicër, e cila sjell një kombinim unik të traditës dhe bashkëkohores përmes muzikës.

Edona Reshitaj është një artiste e njohur kosovare, këngëtare, kantautore, producente dhe aktore e vlerësuar, që ndërthur muzikën tradicionale shqiptare me jazz-in.

Adhurim Grezda është një bariton i njohur shqiptar, i përkushtuar ndaj muzikës klasike dhe asaj popullore qytetare shqiptare, duke sjellë një stil të veçantë që ndërthur traditën me ndjeshmërinë moderne.

Gala El Hadidi është një mezzo-soprano egjiptiane me famë ndërkombëtare, me një zë të fuqishëm dhe të përshtatshëm për rolet dramatike.

Nëse nuk e dini, edicioni i pestë i festivalit do të hapë dyert më 23 korrik, dhe për plot 10 ditë artistë nga e gjithë bota do të ngjiten në skenë për t’iu falur emocione të rralla nën tingujt e melodive shqiptare dhe të huaja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich po përgatit një tjetër ofertë për të bindur…