Artistët, të pikëlluar për vdekjen e regjisores Arzana Kraja
Në banesën e saj në lagjen “Kalabria” në Prishtinë është gjetur sot e vdekur regjisorja e njohur Arzana Kraja.
Lajmi për vdekjen i ka shokuar të gjithë, sidomos komunitetin e artistëve të Kosovës.
Shumica e artistëve kanë reaguar nëpërmjet llogarive të tyre në “Facebook” në lidhje me vdekjen e regjisores Kraja.
Më poshtë mund t’i lexoni disa nga reagimet e artistëve për vdekjen e Arzana Krasjës.
Eliza Hoxha: Ah bre Arzanë kaq herët? Ma këpute shpirtin. Ngushëllime familjes, kolegëve e miqve.

Aktori Kushtrim Sheremti: Arzana bre!!!! Pse breeee.

Skenaristja Getoarbë Molliqi-Bojaj: Arzanë, s’po muj me e besu! Të pastë dritë shpirti.

Aktori Naser Rafuna: Ndarja jote prej nesh Arzana Kraja, na shokoi. Fort, fort, fooort u mërzita për kolegen, shoqen e pashembullt, njeriun që kemi punuar disa projekte bashkë. Nuk shkatërrohet bota ndryshe përpos me largimin e njerëzve të mirë prej nesh. Familjes Kraja ngushëllime, komunitetit artistik gjithashtu e edhe tërë popullit sepse në mesin tonë nuk është një artiste e madhe.

Regjisori Besim Ugzmajli: Një lajm tepër i tmerrshëm, i pabesueshëm. Prehu në paqe Arzana! Ngushëllime familjes Kraja dhe gjithë komunitetit.

Regjisori Ilir Bokshi: Lamtumirë Arzanë!

Shkumbin Istrefi: Na shokove Arzanë. U prefsh në paqe.

Alban Muja: Lajm trishtues ikja e hershme e Arzanës. Ngushëllime familjes Kraja!




