‘Artmotion’ merr ekskluzivitetin e rreth 40 kanaleve televizive

05 korrik 2019 | 16:54

Sot në konferencën për media, platforma televizive “Artmotion” ka njoftuar se ka marrë ekskluzivitetin edhe të rreth 40 kanaleve televizive. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i kësaj platforme, Alaudin Hamiti.

“Kemi arritur marrëveshjen që të sigurojmë të drejtat ekskluzive për të gjithë abonuesit e ‘Artmotion’ – ata do të mund t’i ndjekin kanalet turke vetëm në kanalin tonë”, ka thënë Hamiti në një konferencë për media.

Në mesin e këtyre kanaleve janë: “Euro D”, “Dream Turk”, “TRT Turk”, “TRT Haber”, “TRT Spor”, “TRT Kurdi”, “TRT Belgesel”, “TRT Muzik”, “TRT Cocuk”, “TRT 2”, “TRT World”, “TRT Arabic”, “ATV Avrupa”, “Euro Star”, “TV 4”, “SKY 360”, “24 TV”, “Power Turk”, “Power TV”, “Halk TV”, “A2 TV”, “A Haber”, “A Para”, “A News”, “A Spor”, “TGRT EU”, “SHOW Turk”, “TV 8”, “Kanal 7”, “Haberturk”, “Ulke TV”, “SHOW Max”, dhe shumë kanale tjera.

Gjithashtu ai ka bërë më dije se në platformën e tyre do të shtohet edhe Alsat M. Të gjitha këto kanale do të transmetohen vetëm dhe ekskluzivisht në platformën “Artmotion”. Ndërsa shumë shpejt platforma më atraktive në vend do ta lansojë edhe me aplikacion në telefon mobil.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollistet e Kosovës U-18 (F) kanë zhvilluar ndeshjen e parë…