As PDK-ja nuk merr pjesë në seancën për presidentin, Hamza: Veprim joserioze
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka përsëritur se tema për çështjen e presidentit të vendit është e përmbyllur dhe se për partinë e tij ftesa për seancë të jashtëzakonshme është joserioze.
Sipas tij, një veprim i tillë ka qëllim manipulimin dhe se nuk prodhon rezultat.
Ai ka thënë se i vetmi fajtor pse vendi mund të shkojë në zgjedhje është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Para pak çastesh e pranuam edhe një ftesë për seancë të Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme, zgjidhjen e presidentit të vendit. Është një veprim joserioz. Ka për qëllim manipulimin, një veprim që nuk prodhon rezultat. Një veprim që vendi po shkon në zgjedhje dhe përgjegjës është Kurti”, ka thënë Hamza.
Ai ka përsëritur gatishmërinë e tij për të ofruar zgjidhje, duke përmendur takimet me Kurtin, por sipas tij, kreu i ekzekutivit nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për këtë çështje.
Ndërkohë, sa i përket emrit të Vjosa Osmanit, Hamza ka thënë se LDK-ja dhe LV-ja kanë numra të mjaftueshëm për ta zgjedhur atë, nëse ajo propozohet për presidente.



