Asambleisti i Vitisë: Kush e prek emblemën e UÇK-së, ia q* nënën plumb
31 maj 2026
| 07:48
Asambleisti i Vitisë, Skenderbe Hebibi, është tensionuar gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal.
Ai ka shprehur pakënaqësi lidhur me prekjen e emblemave të UÇK-së.
“Unë personalisht, si qytetar i Kosovës, kush i prek emblemat e UÇK-së, qoftë edhe Policia e Kosovës, ka punë me armë, me mua personalisht, sikurse i kam dalë zot gjatë luftës dhe pas luftës. Kush i prek emblemat e UÇK-së, unë ia q… nënën me plumb”, është shprehur Hebibi gjatë seancës.



