Asambleistja Alijaj bën apel për mbështetje të bizneseve në Gjakovë

10 dhjetor 2020 | 19:10

Asambleistja e Nismës Socialdemokrate në kuvendin komunal të Gjakovës, Valentina Alijaj, sot gjatë mbledhjes së asamblesë ka kërkuar nga kryetari i komunës, Ardian Gjini, që të mbeshteten të gjitha bizneset që veprojnë në këtë komunë, duke iu ofruar mundësi që edhe bizneset e refuzuara të moz mbesin jashtë pakos subvencionuese.

Fjala e plotë e asambleistes Alilaj e mbajtur sot në kuvendin komunal tëGjakovës:

I nderuar kryetar, pak ditë më parë u bë shpërndarja e subvencioneve për bizneset e komunës sonë dhe tashmë siq jemi të njoftuar shumë prej tyre janë lënë jashtë, mendoj që është shumë më mirë të ulet vlera e mbështetjes dhe të bëhet përfshirja e të gjitha bizneseve andaj bëj apel që të mbështetën të gjitha bizneset e refuzuara në aq mundësi sa kemi sa më parë që të jetë e mundur sepse edhe këto biznese janë taksapagues të kësaj komune.

Gjithashtu, ngrita dhe shqetësimin e Shoqatës së të Verbërve e cila i është drejtuar personalisht kryetarit të komunës por edhe Drejtorisë së Shëndetësis dhe Mirëqenies Sociale tashmë e disa herë për të ju dalë në ndihmë duke ju ofruar një objekt qendrimi që do t’i zhvillojnë aktivitetet ditore në mbi 400-në të verbër të komunës tonë, pasi që objekti ku janë momentalisht është pranë shembjes e që vetëm pjesa mbrapa dhe kulmi i çatisë është shtrembëruar pothuajse i tëri dhe i cili më shumë se kurrë po rrezikon jetën e tyre gjatë trajtimit të përditshëm brenda tij duke pasur parasysh që jemi edhe në stinen e dimrit dhe acari vështirëson gjendjen edhe më shumë.

Pala në fjalë bëjnë të ditur që ju është premtuar objekti i QKMF-së afër shkollës ” Emin Duraku” andaj shoqata e të verbërve do të donin të dinin se deri ku është shqyrtuar kërkesa e tyre, me shpresë që nevoja urgjente e tyre të gjej zbatim sa me parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fabrikë në fshatin Siqevë të Prishtinës është përfshirë nga…